Në fundjavë vranësira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.
Sipas Prishtina Weather mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës. Ditën e shtunë me vranësira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.
Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vranësirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve kodrinoro-malore. E nga dita e mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.
Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë, mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.
15.01 – Në mëngjes vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime e intervale me diell.
16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
17.01 – Pjesërisht vranët. Përreth viseve malore nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.
18.01 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.
19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht kthjellët e me diell.
Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e hënë. Minimalet luhaten nga -6C deri -3C, e të mërkurën zbresin në -7C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.
Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s, e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi 4-7m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.