image Parashikimi i motit për dy ditët e fundit të shtatorit

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e fundit të shtatorit

news image

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron riga të dobëta shiu vetëm në vise të larta.

“Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/