image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot i vranët e me shi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius./Gazeta Sinjali/