image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

news image

Sipas parashikimeve meteorologjike edhe dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet që të mbajë mot përafërsisht i ngjashëm.

Gjatë ditës së premte, në fushat termike nuk parashihet ndryshim, por gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

Në perëndim dhe veriperëndim të vendit pritet që reshjet të jenë më intensive, kurse në pjesët e tjera do të ketë më pak reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e rrafshit të dukagjinit, shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Gazeta Sinjali/