image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IHMK-së, parashihet se nesër do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe temperaturat do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Ndërkaq të enjten vranësirat do të jenë më aktive, gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i harta