image Paralajmërohen reshje bore, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Kosovë

Paralajmërohen reshje bore, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.

Temperaturat po ashtu pritet të bien nën zero gradë Celsius, me minimalen minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Ndërkohë, të martën do të ketë po ashtu mot të vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura pritet të bie deri në minus 3 gradë Celsius.

Të mërkurën sërish do të ketë ulje të temperaturave, me minimalen minus 6 gradë Celsius.

Nga e enjtja parashihet të ketë rritje të temperaturave dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/