Nesër në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë.
Në mëngjes do të jetë mjaft freskët dhe me mundësi për mjegull, kurse gjatë mesdites do të jetë mjaft nxehtë.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot stabil dhe mjaft i nxehtë. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina, ndërsa mesdita do të jetë e nxehtë dhe me diell./Gazeta Sinjali/