image Paraqiti kërkesën për divorc, gruaja e Sylvester Stallone akuzon bashkëshortin e saj për fshehje të pasurisë

Bota e Yjeve

Paraqiti kërkesën për divorc, gruaja e Sylvester Stallone akuzon bashkëshortin e saj për fshehje të pasurisë

news image

Jennifer Flavin, gruaja e aktorit të famshëm, Sylvester Stallone, ka bërë kërkesën për divorc pas 25 vitesh martesë, por ajo që duket se e “frikëson” aktorin është pasuria që ai ka krijuar ndër vite. 

Sipas dokumenteve të gjykatës, të publikuara nga Page Six, modelja synon të kërkojë shumicën e pasurisë së aktorit. Siç raportohet, Jennifer Flavin kërkon që pasuritë e tyre të “ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre”, ndërsa pretendon se vitet e fundit aktori ka bërë shpenzime të pamatura dhe si pasojë ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së familjes.

Prandaj ajo kërkon që të “kompensohet në tërësi”, duke marrë një pjesë më të madhe të aseteve. Sipas akuzave, Stallone “e ndau pasurinë, e transferoi dhe varfëroi asetet që ndikuan në gjendjen e tyre financiare”. 

Ajo gjithashtu thotë se Stallone ka fshehur disa pasuri në mënyrë që të mos i pretendojë ato.

Megjithatë, aktori u përgjigj përmes ekipit të tij ligjor duke thënë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. 

“Unë nuk kam bërë asnjë lëvizje të tillë, as nuk e kam mohuar kurrë përdorimin ekskluziv të shtëpisë tonë në Palm Beach,” tha aktori në një deklaratë përmes avokatit të tij ligjor.

Nga ana e saj, Flavin kërkoi nga gjykata që të përshpejtojë procedurat për të arritur bashkëpunimin mes tyre dhe për të ulur kostot gjyqësore.

Në një intervistë të fundit, Sylvester Stallone zbuloi se ata kishin kohë që kishin “shkuar në drejtime të ndryshme”. 

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Jennifer. Do ta dua gjithmonë, ajo është një grua e mrekullueshme. Ndoshta është personi më i këndshëm që kam takuar në jetën time”, tha aktori.

Një burim i afërt me Sylvester Stallone zbuloi për Page Six se pavarësisht grindjeve të tyre, ylli i Hollivudit ishte “i befasuar” nga lëvizja e Flavin për të paraqitur kërkesën për divorc.

Në një njoftim të fundit, Jennifer Flavin tha për divorcin:

 “Jam e pikëlluar të njoftoj se pas 25 vitesh martesë kam bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti im Sylvester Stallone. Edhe pse nuk do të jemi më të martuar, do ta vlerësoj gjithmonë lidhjen 30-vjeçare që kemi ndarë dhe e di që të dy jemi të përkushtuar ndaj vajzave tona të bukura”.

Çifti e filloi lidhjen në vitin 1988, kur Jennifer Flavin ishte vetëm 19 vjeç dhe Sylvester Stallone, 42.

 Edhe pse u divorcuan dy herë, ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë tre vajza së bashku, Sophia, Sistine dhe Scarlett.

/GazetaSinjali/