Një person është arrestuar nga Policia e Gjilanit si i dyshuar për “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Gjilanit ka njoftuar se një person është ankuar se një i dyshuar, kosovar, është prezantuar me emrin ‘Bekë-Polici’ dhe e ka mashtruar një person, të cilin ka arritur që duke e futur në lajthitje t’ia marrë 450 euro.
I dyshuari për këtë rast është intervistuar nga policia, për të cilin edhe janë gjetur prova të qëndrushme dhe i njëjti është involvuar për veprën penale ‘Mashtrim’.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.