Dy vajza të mitura të moshave 10 dhe 17 vjeçeare janë shpëtuar nga pushuesit në Golem ndërsa në ndihmë u kanë shkuar policia dhe mjekët.
Të dyja vajzat aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Mediat në Shqipëri raportojnë se policia në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e së dielës kanë shpëtuar nga mbytja dy vajza të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.
Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem./Gazeta Sinjali/