Mbi 13 mijë litra etanol me origjinë nga Serbia, janë ndaluar nga Dogana e Kosovës të cilët kapnin vlerën e mbi 23 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar Dogana e Kosovës ku ka dhënë detaje për rastin në fjalë.
Kamioni sipas Doganës vinte nga Mitrovica derisa origjina është nga Serbia.
Dogana ka njoftuar se shmangiet nga detyrimet doganore të llogaritura për këtë rast janë 83,253 euro.
“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. 440 litra Alkool koncentrat 96% etanol me vlere prej 23,923.20 euro, me origjine nga Serbia. Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast janë 83,253.27 euro”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, malli i kontrabanduar është sekuestruar.