image Paralajmëron zëdhënësi i Rusisë: Nuk do të ketë armëpushim as gjatë negociatave

Botë

Paralajmëron zëdhënësi i Rusisë: Nuk do të ketë armëpushim as gjatë negociatave

news image

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov së fundmi ka folur për mundësinë që të ketë armëpushim gjatë negociatave në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mirëpo, Peskov ka thënë se një gjë e tillë nuk do të bëhet.

“Nuk do të ketë armëpushim gjatë negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka deklaruar ai.

Rusia është duke vazhduar bombardimet në Ukrainë, ku deri më tani janë raportuar me qindra civil të vrarë.

/GazetaSinjali/