Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se javën tjetër do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti.
Thaçi përmes një njoftimi nga faqja e tij zyrtare në Twitter tha gjithashtu se qeveria e ardhshme duhet të jetë e gatshme që të luftojë kundër pandemisë Covid- 19.
“Tarifa dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/