Zelanda e Re nuk ka raste virusi, dhe ka kaluar në nivelin e saj më të ulët të alarmit. Por kryeministrja, Jacinda Ardern, thotë se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur, tani për tani.
“Kufijtë tanë mbeten linja jonë e parë e mbrojtjes pasi synojmë të mos importojmë virusin,” tha ajo.
“Kufijtë mbesin të mbyllur, izolimi ynë i menaxhuar në kufi do të vazhdojë dhe do të jetë po aq i rëndësishëm sa kurrë, pasi e dimë se kjo është një rrugë e mundshme’ e ka cituar BBC kryeministren e Zelandës së Re./ Gazeta Sinjali/