Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se institucionet qendrore do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.
Ai ka thënë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe ju fermerë,
Me shqetësim po i pranojme raportimet për djegjen e hamullarëve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. Ju bëjm apel edhe një herë te gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamullarëve.
Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaftë të larta, prandaj edhe djegëja e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve.
Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit.
Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelen e Juaj nga djegëja, ruani shëndetin dhe ambientin, si dhe pasurinë e Kosovës.