Inxhinieri turk, Atakan Yuklu ka paralajmëruar se Greqia pritet të goditet nga një tërmet prej 7 ballësh.
Sipas Yuklu, kjo gjë parashikohet për shkak të stuhive të tërmetit në Mesdhe. Ekspertët theksojnë se strukturat e vjetra janë të më të rrezikshme sesa tërmetet.
Inxhinieri turk vuri në dukje se gjatë kohëve të fundit ka patur shumë tërmete në rajonin e Mesdheut, veçanërisht në ishullin e Kretës.
Sipas tij, një gjë e tillë është gjetur edhe tek shënimet kryesore të Leonardo da Vinçit në vitin 1489.
Atakan Yuklu sqaroi se nga tërmeti mund të shkaktohet një tsunam dhe Antalya, veçanërisht Kumluca, Finike, Kas, Alanya dhe zonat bregdetare të Aksu do të dëmtohen.
Në zonën ku pritet tërmeti ka patur një goditje të fuqishme në vitin 1926 me magnitudë 6.9 ballë./Gazeta Sinjali/