image Paralajmëron Hoti: Ditëve në vijim i publikoj marrëveshjet me ShBA-në që po i injoron Qeveria Kurti

Politikë

Paralajmëron Hoti: Ditëve në vijim i publikoj marrëveshjet me ShBA-në që po i injoron Qeveria Kurti

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shpalosur kritika ndaj Qeverisë Kurti, e cila sipas tij po neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020.

Hoti ka parashtruar gjashtë pyetje, që sipas tij u duhet përgjigje në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoti ka thënë se po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale, mundësia për qasje për financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe marrëveshja me MCC-në për rrjetin e gazit dhe bateritë për ruajtjen e energjisë.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me ShBA-në, e të cilat po neglizhohen nga Qeveria Kurti, injorim ky që sipas tij po i sjell pasoja Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Maqedonia e Veriut diskuton partneritetin strategjik me SHBA. Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin. E përgëzoj Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për këtë arritje.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonin të 4 shtatorit 2020, që është e natyrës së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Pyetjet themelore janë:

Pse po neglizhohet kjo marrëveshje?

Pse po neglizhohet studimi i fizibilitetit për të lidhur Prishtinën me hekurudhë në Portin e Adriatikut?

Pse po neglizhohet mundësia për qasje në financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në tregjet financiare amerikane?

Pse po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale?

Pse po neglizhohet zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-SHBA për Insentiva në Investime, e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 nga Qeveria Hoti?

Pse u shty për më shumë se një vit marrëveshja me MCC për energji, ku përfshihej rrjeti i gazit dhe bateritë për ruajtje të energjisë, e në fund prapë u pajtuan për bateritë?

Në ditën në vijim do t’i publikoj të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me SHBA, të cilat po neglizhohen, si dhe pasojat për Kosovën.

/GazetaSinjali/