image Paralajmëron Fauci rreth përhapjes së variantit Delta të virusit

Botë

Paralajmëron Fauci rreth përhapjes së variantit Delta të virusit

news image

ShBA do të shohë rritje në rastet e variantit Delta të Covid-19 në zonat ku normat e vaksinimit janë të ulëta, ka parashikuar Anthony Fauci.

Këshilltari kryesor për Shëndetësi i presidentit, Joe Biden, ka folur në NBC’s Meet the Press.

Deri më 1 korrik, 66.8% e të rriturve në ShBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID, ndërsa 54.6% e të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, kanë marrë një ose dy dozat e vaksinës.

Më shumë se 605 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në ShBA. Varianti Delta është shumë ngjitës dhe tani është i pranishëm në të paktën 98 vende, shkruan The Guardian./Gazeta Sinjali/