Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se më shumë gjasa perimetri Durrës-Tiranë do të mbyllet sërish.
Rama përmes një postimi në faqen e tij zyratre në Faceboook u ka bërë thirrje atyre që kanë shkuar në Korçë apo diku tjetër, që të futen në perimetrin e blinduar para mesnatës të së dielës para orës ose deri në mëngjesin e së hënës para orës 08:00.
“Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08:00 e mëngjesit. Sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri! Frikë jo, kujdes po!”, ka shkruar Rama në Facebook./GazetaSinjali/