Drejtori i departamentit Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi, nuk ka përjashtuar mundësin e shfaqjes së rasteve me koronavirus në Kosovë ditët në vijim,.
“Në mënyrë të përditshme testojmë dhjetëra mostra nga rastet e dyshimta edhe është e mundur që në ditët në vijim apo javët në vijim të kemi raste. Ju lus për kujdes t’i përfillni rekomandimet”, ka thënë Jakupi.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një prononcimi për media ka thënë se nuk ka as një rast me koronavirus në Kosovë deri më tani, shkruan Gazeta Sinjali.
“Për momentin nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në Kosovë janë disa raste që janë duke u testuar në laboratorin dhe po i presim rezultatet për të cilat do të njoftoheni me kohë”.
Siç ka njoftuar Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadan deri këto momente kanë testuat 95 raste dhe janë negativ”. /Gazeta Sinjali/