image Paralajmërohet sezon i ashpër i gripit për të moshuarit

Evropë

Paralajmërohet sezon i ashpër i gripit për të moshuarit

news image

Agjencia e Bashkimit Evropian për shëndetin publik, ka paralajmëruar se sezoni i gripit që po vjen në Evropë mund të jetë i ashpër për të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas kësaj agjencie, gripi mund t’ua rëndojë barrën sistemeve shëndetësore, tashmë të ngarkuara nga pandemia e koronavirusit.

Nënlloji kryesor i raportuar i virusit të gripit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane i prek në mënyrë të pabarabartë të moshuarit dhe lidhet me efikasitet më të ulët të vaksinës, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Vërejtja e hershme e nënllojit A (H3N2) është tregues se sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit”, tha Pasi Penttinen, drejtor i programit për gripin në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, shkruan Reuters.

Ai u bëri thirrje punëtorëve shëndetësorë që të vaksinohen edhe kundër COVID-19, edhe kundër gripit, para dimrit dhe shtoi se distanca fizike e masat higjienike janë të rëndësishme për të gjithë e posaçërisht për ata që punojnë në shtëpitë e kujdesit dhe në mjedise ku ofrohet kujdes shëndetësor.

Rreth 20 për qind e popullsisë preket nga gripi çdo vit. Sipas agjencisë evropiane, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga ndërlikimet më të ashpra të shkaktuara nga gripi. /GazetaSinjali/