image Ministri Murati paralajmëron rritje ekonomike prej 7.9%

Politikë

Ministri Murati paralajmëron rritje ekonomike prej 7.9%

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur konferencë për medie.

Ministri Murati dekalroi se presin të kenë rrije ekonomike prej 7.9%, ku ka theksuar se shumë shpejt do të dalin edhe me pakon për rimëkëmbje ekonomike, përcjell Gazeta Sinjali.

Ne kemi ripërshtatur shifrat duke bazuar të hyrat dhe kemi tejkalim të hyrave të planifikimit fillestar. Ne presim një rritje ekonomike prej 7.9% në terma nominal dhe do të jetë rritja më e madhe që ka parë vendi viteve të fundit. Në raport ndihmat për bizneset janë paraparë dhe në përfundim do të dalim me pakon e rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë ai

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur më shumë një dekadë, derisa përmendi edhe rëndësinë e tij.

Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur një dekadë dhe është Ligj që ka marr punë derisa e rregulluam, është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit. Markimi i tregut të naftës nuk ka qenë me Ligj i paraparë dhe tutje ne kemi analizuar çështjen, dhe ne nuk kemi mund me anuluar klauzolën dhe në këtë rast kemi informuar prokurorinë për udhëzimin administrativ që është nënshkruar jashtëligjshëm nga zyrtarët e ministrisë sonë”, pohoi ajo. /Gazeta Sinjali/