image Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit dhe e shërbimeve të mbeturinave

Sociale

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit dhe e shërbimeve të mbeturinave

news image

Çmimet e ujit të pijes mund të rriten ditët në vazhdim, edhe pse ende nuk është marrë vendim, ka thënë kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Ai ka treguar se në rast se mund të ketë ndonjë rritje eventuale të çmimit të ujit kostoja mund të shkoj prej 1 ose 2 cent.

Xhafa pohoi se qëllim kanë që të ngritet çmimi në mënyrë simbolike pa rënduar jetesën e qytetarëve.

Mund të ketë potencialisht një ngritje prej 1 cent ose 2 cent por që në total në faturën ose në xhepin e konsumatorit maksimumi që mund të reflektoj në 10-15 cent e që është ekstrem e vogël por ende nuk mund ta konfirmojmë këtë pasi tendenca jonë është që ta ngrisim çmimin simbolikisht dhe për të rënduar jetesën e qytetarëve, por për të mbuluar pjesën e shpenzimeve që kemi si kompani”.

Ai theksoi po ashtu se pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohet nga Autoriteti Rregullator për Ujëra.

Realisht pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga autoriteti rregullator për ujëra, dhe ne nuk është se caktojmë tarifa dhe krejt çfarë bëjmë ne është se dërgojmë shpenzimet e të cilave bëjmë aplikimin tarifor dhe ky është vit i tarifave sepse tarifat nga autoriteti rregullator caktohet çdo tri vite dhe këtë vit jemi ende jemi në procedurë. Autoriteti po trajton jo vetëm për ujësjellësin rajonal të Prishtinës, por për të gjithë ujësjellësit në Kosovë”.

Të njëjtën e thonë edhe Kompania Rajonale “Pastrimi”. Arbnora Ademi zëdhënëse e kësaj kompanie ka bërë të ditur se fatura e tanishme është solide dhe e kapshme për qytetarët dhe që për një ngritje eventuale është në diskutim e sipër.

Sigurisht që krahasuar me faturat e institucioneve tjera apo borxheve publike që ne si qytetarë kemi obligim ndaj shtetit tonë të paguajmë, fatura e mbeturinave është mjaftë solide dhe e kapshme për të gjithë qytetarët. Ndërsa sa i përket rritjes së faturës së mbeturinave është në diskutim e sipër edhe pse një gjë e tillë nuk vendoset nga kompania regjionale e mbeturinave”.

Sigurisht që kjo do duhej të diskutohej përmes kuvendit të komisionit të aksionarëve të komunave përkatëse ku kompania e pastrimit kryen shërbim dhe pastaj të aprovohet një ndryshim i tillë, në mënyrë që të krijohet një rregullore e cila do aplikohet nga kompanitë dhe njësitë tona”, tha ajo për EO.

Ajo shtoi se nëse ndodhë një gjë e tillë, kjo do ishte në interes të kompanisë së tyre, pasi funksionojnë përmes forcave vetanake.

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

/GazetaSinjali/