image Paralajmërohet edhe një padi tjetër ndaj ministrit Hekuran Murati

Arsim

Paralajmërohet edhe një padi tjetër ndaj ministrit Hekuran Murati

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar edhe një padi tjetër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Sot në mbledhjen e SBAShK-ut, sekretari Ymer Ymeri, është shprehur se nëse nuk u dalin pagat sot e nesër disa mësimdhënësve do të paraqesin padi tjetër ndaj Muratit.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se e kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kallëzimin penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se kjo u bë pas vendimit për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.

/GazetaSinjali/