image Paralajmërohen mbi shtatë orë reduktime të ujit në disa vende në Kosovë, shkak turbullirat

Sociale

Paralajmërohen mbi shtatë orë reduktime të ujit në disa vende në Kosovë, shkak turbullirat

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë e Drenas si pasojë e turbullirave të ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike për të trajtuar ujin për pije, ndërsa si pasojë, reduktime të ujit të pijshëm do të vazhdojë të ketë Fushë-Kosova sot nga ora 10:00 deri në orën 17:00 e më pas nga ora 23:00 deri në 04:30.

Po ashtu mungesë uji do të kenë edhe konsumatorët në Kodër të Trimave dhe Mirditë, nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Ndërsa është paralajmëruar se reduktime do të ketë sonte edhe nëpër zona tjera të Prishtinës, me përjashtim të objekteve me rëndësi të veçantë si QKUK-ja, Policia e Kosovës e objektet qeveritare.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike ditët e fundit, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Turbullira është prezente edhe në Liqenin e Ujmanit, si dhe në Liqenin e vogël, para kanalit të Iber Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00. Gjatë natës së sotme me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare”, thuhet nga KRU “Prishtina”.

/GazetaSinjali/