Në 22 vjetorin e rënies së familjes Jashari, sot ka nisur Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Epopeja nisi me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku përveç deputetëve, në mesin e mysafirëve ishin edhe anëtarët e familjes Jashari.
Ndërsa, në orën 12:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka parakaluar Ushtria e Kosovës.
Me fjalime atyre do t’u drejtohen, presidenti Thaçi, kryeministri Kurti e kryeparlamentarja Osmani./Gazeta Sinjali/