Shumë urime dhe vizita patën pas fitores në Prizren, tha sot kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.
Totaj në T7 tha se për urime i shkuan edhe 12 ambasadorë të shteteve të fuqishme evropiane, por jo dikush nga Qeveria.
“Është paradoksale se asnjë person nga Qeveria nuk ka ardhë me na vizitu”, tha ai.
“As kryeministri, asnjë ministër, as zëvendësministër deri më tani nuk ka ardhë me na vizitu, as me na uru, as me na ofru bashkëpunim”, shtoi Totaj.