image Paradite i vdes gruaja nga COVID-19, pasdite del të votojë për kryetar të Podujevës

Kosovë

Paradite i vdes gruaja nga COVID-19, pasdite del të votojë për kryetar të Podujevës

news image

Në Komunën e Podujevës sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një qytetar nga Podujeva, Sylejman Bllaca ka thënë se edhe pse i vdiq bashkëshortja në mëngjesin e sotëm nga koronavirusi, ai ka dalur që ta shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar për kryetar të Komunës.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare.

I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh ndër të tjera ky qytetar për TV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/