image Paraburgim për serbin që dhunoi fëmijën në Hoçë të Madhe

Kosovë

Drejtësi/ Paraburgim për serbin që dhunoi fëmijën në Hoçë të Madhe

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.S., serb, shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

Më datë 2 shtator 2019, në Hoçë të Madhe të Rahovecit, i dyshuari S.S. e detyroi të dëmtuarin-fëmijë me inicialet N.P.,  që të kryejë aktin seksual me dhunë,  duke ia mbyllur gojën me shirit ngjitës dhe  duke ia hequr rrobat.

Me këtë veprim i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunim”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave të tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Sinjali/