Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se do ta mbajë një takim me kryetarët e partive në vend për t’i bashkërenditur qëndrimet për procesin e dialogut me Serbinë dhe takimit me palën serbe në Washington të SHBA-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti ka njoftuar se takimi është paraparë të mbahet nesër në zyrën e tij në orën 11:00.
“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Paraprakisht, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht një ftese të tillë. Ndërkaq liderët e partive tjera nuk dihet nëse do t’i shkojnë Hotit në takim. /Gazeta Sinjali/