Xhudistet kosovare kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në arenën ndërkombëtare, duke zënë edhe një herë pozitën e parë në ranglistën botërore.
Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka ka publikuar së fundmi përditësimin e ranglistës botërore, ku dy nga xhudistet kosovare mbajnë pozitat e para në kategorinë e tyre përkatëse.
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi vazhdon ta mbajë pozitën e parë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërkaq puna e mirë me Laura Fazliun është shpërblyer.
Fazliu për herë të parë është vendosur në pozitën e parë në botë për kategorinë deri në 63 kilogramë.