image Para se të niset për në Hagë, Rexhep Selimi shkon te varri i Astrit Deharit

Kosovë

Para se të niset për në Hagë, Rexhep Selimi shkon te varri i Astrit Deharit

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, ish-aktivistit të kësaj partie që vdiq para 4 viteve në qendrën e paraburgimit në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Selimi nuk ka folur rreth konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale, por vetëm për përvjetorin e Deharit.

“Nuk ka ngjarje që do të duhet ta mbulonte këtë ditë”, tha ai.

Rexhep Selimi niset sot për në Hagë, pas thirrjes nga Gjykata Speciale e cila ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij./Gazeta Sinjali/