image Para Minaminos, Liverpool kishte dështuar të transferonte yllin e La Ligas

Futboll

Transferime/ Para Minaminos, Liverpool kishte dështuar të transferonte yllin e La Ligas

news image

Në merkaton dimërore,  Liverpool transferoi lojtarin e Red Bull Salzburg, Takumi Minamino.

Japonezi u transferua tek lideri i Premier Ligës për 7 milionë funta.  Minamino ishte transferimi i vetëm i Liverpool këtë afat kalimtar.

Por, para  se të transferonte japonezin, Liverpool po e kërkonte yllin e La Ligas që luan tek Villarreal, Samu Chukwueze

Sipas të përditshmes franceze ‘France Football’, klubi anglez kishte dërguar ofertë 35 milionë në drejtim të ‘Nëndetëses së Verdhë’.

Por, Villarreal i kishte kërkuar Liverpooli 65 milionë euro, aq sa e ka klauzolën anësori i djathtë.

Klubi anglez po e shihte nigerianin si të duhur për të qenë zëvendësues i Mohamed Salah./Gazeta Sinjali/