Aktivistë të Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati në shenjë proteste që nuk i ka ekzekutuar pagat për 45 mijë të punësuar në sektorin publik.
Anëtarët e kësaj partie, që kanë dalë nga Vetëvendosje shpesh mbajnë të tilla të cilat sa ishin bashkë i kishin specialitet.
Njëri ndër ta ishte ai i vitit 2015, kur Lëvizja Vetëvendosje e kishte sulmuar ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.
“Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitarë ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin. Hajredin Kuçi që drejton Ministrinë e Drejtësisë, përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare”, thuhej atë kohë në njoftimin e Vetëvendosjes.