Inspektorët e tregut nuk mund të dalin në teren për ta inspektuar gjendjen për shkak të mungesës së maskave, dorëzave dhe dezinfektuesve, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali posedon kërkesën ku kryeinspektori i tregut sqaron arsyet pse inspektorët nuk mund të dalin në teren dhe kërkon që rasti të shqyrtohet në procedurë të shpejtë.
Ndryshe, Inspektorati i Tregut vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Kosovës. /Gazeta Sinjali/