image Papa i zhgënjyer me vendimin e Erdoganit për ta kthyer "Aja Sofinë" nga muze në xhami

Botë

Papa i zhgënjyer me vendimin e Erdoganit për ta kthyer “Aja Sofinë” nga muze në xhami

news image

Papa Françesku është shprehur i zhgënjyer me kthimin e muezut “Aja Sofia” në xhami.

Papa në fjalimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, tha se mendimet e tij janë në Stamboll dhe tek “Shën Sofia”.

Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.

Ndërhyrja e Papës u zhvillua përkundër faktit se pothuajse të gjithë vëzhguesit parashikuan se nuk do të fliste për këtë për të mos krijuar probleme për komunitetin e vogël katolik që jeton në Turqi.

Ndërkohë, dy ditë më parë, qeveria turke, ka marrë vendim që “Aja Sofia”, të kthehet për herë të parë nga muze në xhami/ Gazeta Sinjali/