Papa Françesku është shprehur i zhgënjyer me kthimin e muezut “Aja Sofia” në xhami.
Papa në fjalimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, tha se mendimet e tij janë në Stamboll dhe tek “Shën Sofia”.
Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.
Ndërhyrja e Papës u zhvillua përkundër faktit se pothuajse të gjithë vëzhguesit parashikuan se nuk do të fliste për këtë për të mos krijuar probleme për komunitetin e vogël katolik që jeton në Turqi.
Ndërkohë, dy ditë më parë, qeveria turke, ka marrë vendim që “Aja Sofia”, të kthehet për herë të parë nga muze në xhami/ Gazeta Sinjali/