image Papa i bën thirrje botës: Ndaloni të gjitha format e luftës, veproni si një familje njerëzore

Siguri/ Papa i bën thirrje botës: Ndaloni të gjitha format e luftës, veproni si një familje njerëzore

news image

Papa Françesku i bëri thirrje botës që të ndalojë “të gjitha format e luftës” dhe të veprojë si “një familje njerëzore” kundër pandemisë Covid-19.

Papa shprehet:  “Angazhimi i përbashkët kundër pandemisë mund të bëjë që të gjithë të njohin nevojën tonë për të forcuar lidhjet vëllazërore si anëtarë të një familje të vetme njerëzore.” Papa tha se ai pranoi një apel nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara duke kërkuar një armëpushim global nën dritën e krizës së koronavirusit i cili “nuk njeh kufij”.

“Unë bashkoj të gjithë ata që e kanë pranuar këtë apel dhe i ftoj të gjithë të ndjekin duke ndaluar të gjitha format e luftës, armiqësinë dhe promovojnë krijimin e korridoreve për ndihmë humanitare, hapjen ndaj diplomacisë, vëmendjen ndaj atyre që janë në një situatë të cenueshmërisë së madhe “, u shpreh Papa.

Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që liderët botërorë të jenë “të ndjeshëm” ndaj problemit serioz të burgjeve të mbipopulluara, ku koronavirusi mund të vraponte i shfrenuar dhe të merren masat e nevojshme për të shmangur tragjeditë e ardhshme.

E përjavshmja e Papës, Angelus është transmetuar nga Vatikani që nga fillimi i marsit pasi sheshi i Shën Pjetrit u mbyll për shkak të koronavirusit. /Gazeta Sinjali/