Papa Françesku ka reaguar për situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri pas tërmeteve shkatërruese.
Papa është shprehur se është pranë Shqipërisë që po vuan dhe lutet për viktima e të plagosurit.
“Jam pranë Shqipërisë që vuan! I jam pranë popullit të dashur shqiptar që ka vuajtur shumë këto ditë. Jam pranë viktimave. Lutem për të vdekurit të plagosurit dhe për familjet e tyre. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë. Është i pari vend i Evropës që kam dashur të vizitoj”, ka thënë Papa Françesku.