Papa Françesku paralajmëroi të dielën për rrezikun e luftës bërthamore, duke kujtuar një kërcënim që ndodhi rreth 60 vjet më parë.
Ai thotë që pse nuk mësohet nga historia, pasi sipas tij, edhe në krizën e raketave kubane pati konflikt, por që ishte zgjedhur rruga e paqes.
“Për sa i përket fillimit të Këshillit 60 vjet më parë, ne nuk duhet të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që kërcënoi botën pikërisht në atë kohë”, tha ai.
Papa po i referohej krizës së raketave kubane në tetor 1962, kur vendosja e raketave balistike nga Shtetet e Bashkuara në Evropë dhe Bashkimi Sovjetik në Kubë rrezikoi përshkallëzimin në luftë bërthamore.
“Pse nuk mësojmë nga historia? Edhe në atë moment pati konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga e paqes”.
Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.
“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai.