Papa Françesku e ka puthur një murgeshë një muaj pas skandalit ku e goditi me zemërim dorën e një gruaje.
Teksa ai po shëtiste në sallën e madhe ku po prisnin mijëra njerëz, një murgeshë e ngazëllyer e pyeti nëse do ta puthte, duke bërtitur në italisht “një puthje, papë”.
“Oh, (por) ju kafshoni!”, ishte përgjigjja e papës duke shkaktuar të qeshura nga njerëzit afër tyre, i cili më pas i dhuroi puthje murgeshës duke i kërkuar që ajo dhe murgeshat e tjera të qëndronin të qeta.
Murgesha, e cila pranoi një puthje nga Papa, më pas kërceu lart e poshtë duke bërtitur fjalën faleminderit.
Kujtojmë se në mbrëmjen e Vitit të Ri, Françesku, 83-vjeçar, pati goditur me zemërim dorën e një gruaje pasi ajo e mbajti atë dhe e tërhoqi me forcë drejt saj në sheshin e Shën Pjetrit.
Videoja e asaj ngjarje u bë virale në mediat sociale dhe të nesërmen Papa Françesku kërkoi falje, duke thënë se ai kishte dhënë një “shembull të keq”.
Papa Françesku, ndryshe nga disa prej pararendësve të tij, zakonisht është shumë joformal duke ndaluar të puthe foshnjat, të bekojë personat me aftësi të kufizuara dhe të lejojë qindra njerëz të prekin dorën e tij.
Incidenti i goditjes së muajit të kaluar ishte i ngjashem me një tjetër disa vjet më parë kur Françesku ndëshkoi një grua që e kishte tërhequr aq fort, sa që ai gati sa ra në një person më karrige me rrota./Gazeta Sinjali/