image Panika bën që qytetarët të zihen për miell në Pejë - Policia e pranishme

Kosovë

Siguri/ Panika bën që qytetarët të zihen për miell në Pejë – Policia e pranishme

news image

Paniku ka kapur qytetarët pas shfaqjes së virusit Covit-19 edhe në Kosovë.

Në Pejë është parë një situatë dramatike pasi qytetarët të cilin po prisnin në radhë për tu furnizuar me miell, kanë pasur pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së thasëve me miell.

Përkundër thirrjeve nga institucionet për të mos krijuar panik dhe të deklaratave të zyrtarëve se miell ka mjaftueshëm, radhë të gjata shihen gjithandej ku ka mullinj nëpër Kosovë. 

Se situata është pranë eskalimit dëshmon edhe kjo video, e realizuar në Pejë, ku qytetarë të shumtë ja kanë mësyer një mulliri për tu furnizuar me miell./ Gazeta Sinjali/