image Panik për koronavirusin, mbi 500 thirrje të pranuar nga dje në Ministrinë e Shëndetësisë

Kosovë

Shëndetësi/ Panik për koronavirusin, mbi 500 thirrje të pranuar nga dje në Ministrinë e Shëndetësisë

news image

Nga dje janë pranuar më shumë se 500 thirrje nga IKSHP-ja, në telefonat e siguruar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, edhepse shumica prej tyre kanë pasur kërkesa të ndryshme shëndetësore, që nuk kanë të bëjnë koronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ku edhe u ka kërkuar qytetarëvë që të mos shkojnë në Klinikën Infektive, nëse nuk i kanë simptomat e koronavirusit

“Nëse i keni këto simptome, duhet të telefononi në numrat që i ka hapur Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Ramadani ka bërë të ditur se të premten, janë testuar gjithsej 45 raste, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë, e më vonë pas mesnatës edhe i treti.

“Në këtë mënyrë, Instituti ka rrumbullakuar 140 raste të testuara, prej të cilave tri kanë dalë pozitivë”, ka thënë ai.

Ramadani ka përshkruar simptomat e koronavirusit: temperaturë mbi 38 gradë Celsius, kollitje të thatë, dhembje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje./Gazeta Sinjali/