Një objekt i dyshimtë dhe misterioz është parë në plazhet e Australisë Perëndimore.
Mediat e huaja shkruajnë se një objekt në formë cilindri ka bërë konfuz autoritetet dhe ka ngjallur shqetësim të banorët. Objekti me ngjyrë bakri është pikasur të dielën nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Deri më tani, autoritetet nuk janë në gjendje të konfirmojnë origjinën e objektit. Me hetimin e tyre në vazhdim, zyrtarët janë të kufizuar në spekulime dhe duke përjashtuar skenarët.
“Ne duam t’ju sigurojmë se aktualisht jemi duke punuar me agjenci të ndryshme shtetërore dhe federale për të përcaktuar origjinën dhe burimin e artikullit,” thanë ata në një deklaratë, duke shtuar se “hetimi është në vazhdim dhe deri në një njoftim të dytë i kërkojmë të gjithëve të shmangin konkluzione të mëtejshme”.
Në këtë moment efektivët e policisë po bëjnë ruajtjen e objektit në mënyrë që ai të mbetet i paprekur për hetime të mëtejshme.
Objekti duket se është shkëputur nga diçka më e madhe, pasi ka shenja shkëputjeje në pjesën e poshtme.
A giant mysterious metal cylinder has left locals stumped after the debris appeared suddenly on the shoreline of WA's Midwest.
— 10 News First Perth (@10NewsFirstPER) July 17, 2023
The huge metal object was found on a beach near Green Head on Sunday, with local residents reporting the suspicious item to police.
The item is… pic.twitter.com/XzUhAGznna
Policia hodhi poshtë menjëherë skenarin se ai vinte nga fluturimi MH370 që u zhduk në mars 2014 ndërsa po udhëtonte nga Pekini në Kuala Lumpur.
Dr Alice Gorman, një eksperte në fushën e arkeologjisë hapësinore, argumentoi se objekti nuk kishte gjasa të ishte një kuti karburanti nga faza e tretë e raketës Polar Satellite Launch Vehicle të Indisë, siç kanë sugjeruar shumë në mediat sociale.
Sipas Gorman, policia kishte të drejtë që i largoi njerëzit nga plazhi, pasi cilindri mund të përmbajë materiale toksike./abcnews.al