image "Panik i madh" pasi Rusia evakuon banorët nga qyteti afër termocentralit bërthamor

Botë

“Panik i madh” pasi Rusia evakuon banorët nga qyteti afër termocentralit bërthamor

news image

Rusia ka shkaktuar “panik i madh” pasi ka evakuuar një qytet afër impiantit të energjisë nukleare në Zaporizhzhia, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Rusia iu ka thënë njerëzve të largohen nga 18 vendbanime në rajonin e Zaporizhzhias, përfshirë edhe Enerhodarin që është afër impiantit, para ofenzivës së pritur nga Kievi.

Kryetari ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedorov, ka thënë që ka pasur pritje pesë-orëshe pasi mijëra vetura janë larguar nga këto vende.

Mbikëqyri i OKB-së për fushën nukleare ka paralajmëruar se “aksident i rëndë nuklear” mund të ndodhë në këtë vend, raporton BBC.

Rafael Grossi – drejtori i Agejncisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) – tha që situata në impiantin e Zaporizhzhias po bëhej “gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme.

Edhe nga kjo organizatë thanë që kishin marrë informacione që kisht enisur evakuimi i banorëve nga Enerhodari, qyteti afër impiantit nuklear.

Të premten, shefi rajonal i vendosur nga rusitë, Yevgeny Balitsky, kishte thënë që vendosi për evakuim pasi armiku po bombardonte më afër vijës së frontit.

IAEA kishte lëshuar paralajmërime për sigurinë e impiantit – të cilin Rusia e ka kapur qysh në ditët e para të invazionit në vitin e kaluar – pasi bombardimet kishin shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Në muajin mars, IAEA kisht eparalajmërua se impianti po punonte me gjeneratorët dizel për të mbajtur sistemet vitale të ftohjes në funksion.

Prej që Rusia e nisi invazionin e saj në shkurtin e vitit 2022, numri i stafit në impiant ka rënë ndjeshëm.

Forcat ruse e kanë okupuar pjesën më të madhe të rajonit të Zaporizhzhias por jo edhe kryeqytetin rajonal.

Gjatë ditës së sotme, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha që civilët po evakuoheshin në qytetet e Berdyanskut dhe Pymorskut, që janë më në thellësi brenda territoreve të kontrolluara ruse.

Kujtojmë se Zaporizhzhia është termocentrali më i madh me energji bërthamore në Evropë.

/GazetaSinjali/