Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përshkruar Amerikën si një shtet racist dhe të dhunshëm, si dhe paralizuar për shkak se kundërshtarët e e presidentit Donald Trump, po refuzojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.
Të dielën, presidenti rus tha se “SHBA-ja është në një krizë të thellë të brendshme për shkak të racizmit dhe dhunës që po shkaktohet”, transmeton Gazeta Sinjali.
Për herë të parë që kur pandemia kaploi Rusinë, dhe numri i të infektuarve dhe i të vdekurve rritej për çdo ditë, ai dje foli, por jo për ndikimin e pandemisë në Rusi, por krizën e brendshme të SHBA-së, që sipas tij, ajo ka ndjellur racizmin brenda në popull në çdo shtet të Amerikës.
Ai gjithashtu theksoi se Rusia gjithmonë kishte një simpati për luftën afro-amerikane, që zhvillohej në shekullin e kaluar për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
“Kur protestat shnëdrrohen në mashtrime, sakatime, unë nuk shoh asgjë të mirë aty”, u shpreh Putin.
Ndërkaq, sa i përket koronavirusit në Rusi, edhe pse është vendi i tretë me më së shumti në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit, Putin tha se ai e ka nën kontrollë situatën./ Gazta Sinjali/