Rreziqet e rritjes së falimentimeve të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “mbeten të konsiderueshme” edhe kur ekonomia do të dalë nga pandemia COVID-19, deklaroi Rezerva Federale në raportin e saj të politikës monetare për 6-mujorin e parë të vitit 2021.
Huamarrja e biznesit “tani po qëndron pranë niveleve më të larta historike”, nënvizon Banka Qendrore e SHBA-së.
Edhe pse sasia e lartë monetare, normat e ulëta të interesit dhe rimëkëmbja e rritjes ekonomike mund të zbehin problemet në një periudhë të afërt, “rreziqet e paaftësisë paguese në firmat e vogla dhe të mesme, si dhe në disa firma të mëdha, mbeten të konsiderueshme”, transmeton Scantv.
Kreu i FED, Jerome Powell do të paraqesë raportin në seancat dëgjimore përpara Komitetit Bankar të Senatit dhe në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Administrata e presidentit Joe Biden po lobon për një plan financiar prej 1.9 trilionë dollarësh që tashmë ka kaluar pengesën në Senat. Kjo pako vjen pas asaj prej rreth 900 miliardë dollarë të miratuar në fund të vitit të kaluar dhe afërsisht 3 trilionë dollarë të përvetësuar të miratuar në fillim të krizës në vitin 2020.
Këto fonde, përfshirë pagesat në ndihmë të familjeve, rritjen e sigurimit për të papunët dhe huatë për bizneset e vogla, çuan në rritje ekonomike më të shpejtë nga sa pritej dhe në një stres financiar më të ulët nga parashikimi.
Së bashku me falimentimin e bizneseve, raporti vë në dukje se si ndryshimet në ekonomi që janë ende në zhvillim, mund të tkurrin tregun e pasurive të patundshme tregtare tashmë të mbivlerësuara dhe të çojnë në “rënie të konsiderueshme” të çmimeve, një goditje e mundshme për investitorët ose huadhënësit përfshirë ato të pronave./Gazeta Sinjali/