Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së tij si Kryeministër i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Majko u shpreh se është i bindur që sfidat që e presin qeverisjen e re janë të shumta por që nuk do të mungojë vullneti dhe dëshira.
“Urimet më të mira për krijimin e qeverisë në Kosovë, dhe për mikun tim, Kryeministrin Albin Kurti! Sfidat që e presin qeverisjen e re janë të shumta por jam i bindur se nuk do të mungojë vullneti dhe dëshira. Urime vëllezër dhe motra të qeverisë së Kosovës! Ju priftë e mbara!”, shkroi Majko në Twitter./Gazeta Sinjali/