image Pamler nga Kosova i tregon Serbisë kushtin që duhet ta plotësojë për të hyrë në BE

Kosovë

Pamler nga Kosova i tregon Serbisë kushtin që duhet ta plotësojë për të hyrë në BE

news image

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka folur sot për dialogun para studentëve në Bibliotekën Kombëtare.

Palmer duke iu referuar anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, tha se Serbia nuk do ta fitojë kurrë këtë të drejtë pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE pa e njohur Kosovën. Ju nxis që ta shfrytëzoni këtë mundësi. E ardhmja e Kosovës do të formohet edhe nga fqinjësia e saj. Integrimi i Ballkanit Përendimor duhet të aplikohet. Kjo nuk është vetëm një punë e pakryer e SHBA-ve, mirëpo edhe interes i saj. Pa integrimin e tërë Ballkanit, partneriteti jonë është më i dobët”, tha ai.

Tutje, Palmer foli edhe për zgjidhjen e konflikteve të gjata në rajon, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimin e një qytetarie aktive.

Çka është më e rëndësishme, zgjidhja e konflikteve të gjata, luftimi i korrupsionit, ndërtimi i një qytetarie janë obligime kryesore rreth perëndimit. Për këtë duhet gatishmëri për ndërmarrjen e rreziqeve. Kjo është arsye pse është zhgënjyes fakti për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Palmer.

Matthew Palmer gjatë ditës ka pasur takime të ndara me kryetarët e partive politike në Kosovë, përveç me kreun e VV-së, Albin Kurti që u raportua se ndodhet jashtë shtetit./Gazeta Sinjali/