image Pamjet kur Hashim Thaçi frikësohet nga tërmeti në Shqipëri

Dridhje/ Pamjet kur Hashim Thaçi frikësohet nga tërmeti në Shqipëri

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë duke folur para gazetarëve në Thumanë, para pak minutave ku Shqipëria është goditur nga një tjetër tërmet.

Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

Kujtojmë se deri më tani 27 persona kanë vdekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri që nga dita e djeshme, ndërsa më shumë se 600 persona kanë marrë ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/